Tiranë | LSI propozon Komision Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Saturday, January 17, 2026

“Gjykuam se nuk ka më kohë për të humbur, ndaj morëm këtë nismë zyrtare për të bërë fakt vullnetin tonë për të reformuar sistemin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me këtë nismë ftojmë të gjitha partitë parlamentare, por jo vetëm, të lënë mënjanë retorikat mediatike dhe ti bashkohen kësaj nisme, e cila synon të kthejë dialogun në institucion dhe për çështje konkrete. Nëse e duam integrimin ky është momenti për tu shprehur”, tha Tavo. Në terma konkretë LSI ka propozuar: të krijohet një komision parlamentar i cili në dallim nga komisionet e deritanishme kërkohet të jetë gjithpërfshirës, pa veto dhe pa kushte! Komisioni të respektojë këto standarde: Rëndësinë parësore të reformës zgjedhore; Pjesëmarrjen e gjerë jo vetëm politike; Vendosjen e axhendës së integrimit mbi atë të politikës së ditës; Vendosjen e debatit politik në institucionet vendimmarrëse. “Për ne të gjitha partitë që përfaqësojnë më shumë se 2% të elektoratit duhet të jenë anëtare në këtë komision për të kontribuar me idetë e tyre në funksion të përmirësimit të klimës zgjedhore”, tha më tej Tavo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -