Tiranë | Ndahet nga jeta ish-presidenti Ramiz Alia

Saturday, January 17, 2026

Mësohet se Alia vuante prej kohësh nga trenboembolia pulmonare dhe për këtë arsye ai ishte shtruar disa herë në reanimacion. Ish presidenti-Ramiz Alia lindi më 18 Tetor 1925 në Shkodër. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984-1990. Gjatë kësaj periudhe ai ka kryer detyra të larta ndër të cilat më tërëndësishmet kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991). Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 Mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 Prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 Marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 Prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -