Tiranë | Topalli-Al Kharaf: Kuvajti do të financojë projektet infrastrukturore

Friday, January 16, 2026

Kreu i parlamentit kuvajtian tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kuvajtit janë një model bashkëpunimi dhe forca qëndron tek uniteti më njëri-tjetrin, ku shtoi se do të thellohen bashkëpunimet e mëtejshme mes dy vendeve. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, Topalli falenderoi homologun e saj për gjithë mbështetjen financiare me projekte konkrete si për qendrën e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë, duke theksuar se është koha për të organizuar në Tiranë një Forum të Përbashkët Bashkëpunimi Ekonomik. Al-Kharafi u shpreh se, “Shqipëria është një vend i pasur në vlera ndaj dhe tek Kuvajti do gjeni gjithmonë një partner bashkëpunimi. Gjatë kësaj vizite dhe gjatë këtij takimi ramë dakord që të mbështesim Shqipërinë në të gjitha projektet e saj të infrastrukturës”. Sakaq ai në emër të popullit të Kuvajtit, falenderoi shtetin shqiptar, për mbështetjen që ka dhënë në kohën e çlirimit të Kuvajtit nga regjimi i Sadam Huseinit. Nga ana e saj Topalli tha se shenjë konkrete për bashkëpunimin mes biznesit do të ishin heqja e vizave si dhe vendosja e një linje ajrore direkte mes dy vendeve. Në përfundim Kryeparlamentarja Topalli dhe zoti Al-Kharafi ndanë mendimin për të nxitur edhe më tej bashkëpunimin ndërparlamantar me vizita edhe më të shpeshta nga parlamentet e dy vendeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -