Gjatë fjalës së tij në Kuvend kryeministri Berisha akuzoi opozitën se vota e tyre kundër këtij buxheti nuk do të thotë gjë tjtër vecse votë kundër rritjes së pensioneve, rritjes së rrogave e ndihmës ekonomike. “Se si ua bën zemra që votoni kundër ju e dini, në xhepat e qytetarëve shqiptarë ka shkuar një pjesë të mirë e buxhetit të qeverisë. Kjo qeveri e një vendi të vogël i dha qytetarëve rritjen më të madhe në historinë e tyre. Ç’është ky negativizëm, a e dini ju që në 8 vite kemi vendosur 13 miliard lekë vetëm në pensione. Nga 50 miliard lekë që ishte fondi i pensioneve, sot është 106 miliard lekë”, tha kryeministri Berisha. Nga ana tjetër kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci deklaroi se qeveria në pushtet ka varfëruar shqiptarët dhe nuk ka plotësuar dy kushtet jetike që janë ilaçet dhe ushqimet. “Mbijetesa e qytetarëve shqiptarë shihet nga dy elementë, nga ushqimi që hanë dhe ilaçet me të cilat kurohen. Ju rritët tvsh-në, ndërkohë që për ilaçet mund të them që e keni dërguar shëndetësinë një shekull prapa”, deklaroi Ruci.
Tiranë | Kuvendi miraton buxhetin faktit 2010
Friday, January 16, 2026
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


