Kosovë | Kryeministri Thaçi bën thirrje për qetësi në Veri të vendit

Saturday, January 17, 2026

Ai u ka bërë thirrje serbëve të veriut që “të ndalin dhunën dhe të respektojnë rendin demokratik” ndërsa i ka ftuar që të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, për të ardhmen e tyre. “Qeveria ka filluar kontaktet me serbë të veriut dhe është duke biseduar me ta për të gjetur gjuhën e përbashkët, për punë të përbashkët, për krijimin e komunës së re atje dhe për normalizimin e gjendjes si në të gjithë vendin”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës. Duke folur për bisedimet në Bruksel, Thaçi tha se Serbia po tregohet destruktive ashtu si në të gjitha bisedimet e tjera me Kosovën ndërsa ka shtuar se Kosova gjithmonë ka dalë fituese në çfarëdo bisedime me Beogradin. Ai ka folur para Kabinetit Qeveritar edhe për vizitën në SHBA dhe tha se ka marrë mbështetje nga sekretarja Clinton, nga sekretari Ban Ki Moon dhe nga liderë të vendeve të ndryshme për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe për integrimin në të gjitha institucionet ndërkombëtarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -