Tiranë | KQZ vendos për djegien e fletëve të votimit

Saturday, January 17, 2026

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka votuar unanimisht, pra me 7 vota pro, që procesi i djegies së fletëve të votimit të nisë nga 25 Tetori deri në 31 Dhjetor të këtij viti. Gjithashtu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që fondi që do të shfytëzohet për këtë proces do të jetë 54 milionë lekë të vjetra. Projektvendimi “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore por edhe atyre të fletëve të votimit. Vendimi i sotëm i KQZ-së shmang situatën e zgjedhjeve të përgjithshmë të vitit 2009, ku debati politik bëri që procedura për djegien e fletëve të votimit të zbatohej vetëm 6 muaj para zgjedhjeve lokale, afati limit për të pasur gati materialet zgjedhore ku përfshihen fletët e votimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -