Vlorë | Persona të paidentifikuar tentojnë të dhunojnë prefektin

Friday, January 16, 2026

Mësohet se dy të rinj të panjohur kanë ndaluar në rrugë Vecanin për ti kërkuar llogari për një cështje prone, ndërkohë prefekti u ka kërkuar atyre që të paraqiten në zyrën e protokollit për të marrë aty informacionin e duhur. Prefekti i cili ndodhej në afërsi të zyrës së tij është futur brenda në Prefekturë, por është ndjekur nga dy të rinjtë, të cilët pasi kanë kërcënuar prefektin kanë sulmuar xhamat e institucionit të Prefekturës me gurë. Në përpjekjen e të rinjve kanë mbetur të dhunuar disa punonjës. “Të rinjtë të cilët i shikoja për herë të parë ishin të interesuar për një procedurë rutinë. Më ndaluan në rrugë dhe unë ju thashë shkoni tek zyra e protokollit, njëri tentoi të më godiste. Por për shkak se isha i shoqëruar nuk mund të më godisnin. Unë hyra në zyrë, por ato sulmuan prefekutrën, goditën xhamat duke dhunuar punonjësit”, deklaroi prefekti Veçani. Prefekti theksoi se nuk i njeh personat dhe se nuk ka marrë kërcënime më parë. Ndërkohë i bëri thirrje autoriteteve përkatëse që të marrë masat e duhura për forcimin e rendit ligjor në Vlorë, e cila sipas tij është nxitur edhe më shumë pas vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë paraditen e 9 Shtatorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -