Ndërkohë jashtë mjediseve të minierës vijon protesta e minatorëve të tjerë dhe familjarëve të tyre që tubohen në mbështetje të grevistëve. Sot në Bulqizë për t’u takuar me minatorët ka shkuar një përfaqësi e opozitës e kryesuar nga nënkryetari i grupit kuvendor socialist Saimir Tahiri. Por, një përfaqësi minatorësh kanë mbërritur në kryeqytet për t’u takuar me pronaren e kompanisë austriake Albanian Crom, me të cilën do të diskutojnë për të rënë në ujdi mbi zgjidhjen e situatës. Greva dhe protesta e minatorëve i ka kaluar të dy muajt e gjysmë duke tejzgjatur në përpjesëtim të drejtë edhe moszgjidhjen e situatës. Ndërsa kërkesat ekonomike dhe të sigurisë në punë janë marrë përsipër nga ACR, dy palët nuk kanë rënë në ujdi për njërën prej kërkesave, largimin e drejtorit aktual të minierës së kromit në Bulqizë.


