“Dy ishin problemet kryesore që diskutoi sot tryeza e opozitës së bashkuar e para Reforma Zgjedhore, ku lidhur me të krerët e partive të koalicionit shfaqën mendimet dhe së bashku konsiderojmë të arsyeshme që të shkohet drejt një kodi gjithpërfshirës, me qëllim që të ketë më shumë transparncë në zgjedhje, të maksimalizohet fuqia e gjithë subjekteve dhe të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, u shpreh Zogaj. Sipas tij, partitë pjesëmarrëse në tryezë ranë dakord të punojnë si një subjekt unik politik për reformën. Ndërsa lidhur me shqetësimi e dytë të opozitës së bashkuar ai theksoi se ai ka të bëjë me shqetësimet dhe gjendjen e tmerrshme për minatorët dhe për këtë arsye opozita do të jetë në kontakt me minatorët për të mbështetur dhe për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare për problemet e tyre. Sakaq mësohet se në këtë takim ishin të pranishëm aleatët e Partisë Socialiste, kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i PDK-së Nard Ndoka , kreu i G99-ës Ervin Mete dhe Kurt Kola. Ndërsa lidhur me mungesën e kreut të PSD-së Skënder Gjinushi, kreut të PBDNJ-it Vangjel Dule dhe kreut të PLD-së Spartak Ngjela, Zogaj u shpreh se nuk ka mungesë politike pasi aty ndodhen jashtë shtetit dhe janë përfaqësuar nga anëtarë të tjerë të partive të tyre.