Bulqizë | Minatorët sërish në grevë urie

alt

Minatorët u përpoqën të rifuten në mjediset e minierës për të rinisur këtë grevë me pikësynimin që kërkesat e tyre të marrin më në fund zgjidhje. Kjo grevë e dytë e minatorëve vjen në një kohë kur kompania koncesionare ACR dhe minatorët nuk ka rënë ende në ujdi për një nga kërkesat e këtyre të fundit, largimin nga miniera të drejtorit aktual të minierës Mehdad Zogu. Para një jave kompania ACR i bëri thirrje minatorëve t’i riktheheshin punës duke saktësuar se ata që nuk do të nisnin punën do të konsiderohen se nuk duan më të jenë pjesë e kompanisë. Kompania austriake ka pranuar më herët disa nga kërkesat e minatorëve për rritjen e pagës me 20%, përmirësimin e kushteve të punës në minierë, bërjen transparente të investimeve, ndërsa u ka premtuar t’u paguajë edhe pagën e 13-të, sa i përket muajit të qëndrimit të tyre në grevë urie.

Advertisement