Tiranë | Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kuliçaj padit deputetin Tahiri

alt

Sipas deklaratës së lëshuar Policia e Shtetit i cilëson këto akuza presione të papranueshme kundër punës së Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Zv.Drejtori i Përgjithshëm Z.Agron Kuliçaj ka depozituar sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë një padi civile për shpifje për shkak të detyrës kundër shtetasit Sajmir Tahiri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Zv.Drejtori i Përgjithshëm Z.Agron Kuliçaj drejton me sukses Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, sukses i cili është i njohur dhe vlerësuar nga organizata të rëndësishme partnere që asistojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit. Qëndrimet, të cilat pa fakte dhe prova, synojnë në mënyrë të përsëritur të dëmtojnë imazhin e Policisë së Shtetit dhe të drejtuesve të saj, nuk do të mund të zbehin arritjet domethënëse të Policisë së Shtetit dhe nuk mund të dobësojnë luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në reagimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Advertisement