Tiranë | Ministrat e jashtëm italian dhe grek vizitojnë vendin

alt

Në qendër të kësaj vizite të shkurtër do të jenë reformat e Shqipërisë përdrejt integrimit në BE përkatësisht që lidhen me 12 rekomandimet e BE-së dhënë një vit më parë dhe zgjidhja pa humbur kohë e ngërçit politik në vend. Axhenda e dy ministrave të Jashtëm të BE-së është deklaruar zyrtarisht për mediat më herët nga Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë. Ministrat e Jashtëm Frattini dhe Lambrinidis do të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Për takimin me kryetarin e Partisë Socialiste që do të mbahet tek ABA Business Centre, mediat janë të ftuara të dërgojnë vetëm kameramanë dhe fotografë. Zyra e Delegacionit të BE-së bëri me dije gjatë publikimit të axhendës se lidhur me konferencën e shtypit të dy krerëve të diplomacisë italiane e greke Franco Frattini dhe Stavros Lambrinidis, do të pranohen vetëm pyetjet që kanë të bëjnë me subjektin e vizitës së dy politikanëve të lartë të BE-së, pra rreth integrimit europian të Shqipërisë.

Advertisement