Duke u uruar një vit të suksesshëm nxënësve të kësaj shkolle, Presidenti Topi tha se gjimnazi “Petro Nini Luarasi” është një nga tre shkollat më të mira në vend dhe mbart një traditë të vyer arsimore. Kreu i Shtetit u uroi suksese të gjithë nxënësve që sapo hynë në shkollë të mesme. Presidenti u tha atyre se dita e parë e shkollës të entuziazmon pasi është një ditë për të rifilluar dhe për të qenë fitues.