Në vend të tij, është komanduar Saimir Tahiri. Burime brenda Partisë Socialiste thanë se zoti Bare dha dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të PS-së në kryeqytet në zgjedhjet lokale të 8 Majit, ku PS-ja shënoi fitore vetëm në 4 nga 11 minibashki. Ndërkohë në krye të PS rrethi Tiranë është komanduar nga kryesocialisti Edi Rama, deputeti Saimir Tahiri, deri tani, edhe kryetar i PS për qytetin e Tiranës. Zoti Bare ka vendosur të mos rikandidojë për këtë post në zgjedhjet e radhës në muajin Tetor, duke argumentuar si arsye kryesore të mosrikandidimit hapjen e rrugës për më të rinjtë.