Tiranë | Meta: nevojitet kontributi i opozitës për integrimin e vendit

alt

Në fjalën e tij gjatë seancës së djeshme parlamentare, Meta u shpreh se të gjithë deputetët gjatë këtij sesioni parlamentar duhet të kenë integrimin e vendit si prioritet, duke shtuar se integrimi e ka të domosdoshëm kontributin e opozitës. Sakaq ai shtoi se të gjithë ligjvënësit duhet të jenë në shërbim të interesave të vendit si dhe theksoi faktin se arritja e një pakti kombëtar për integrimin, do ta bënte Parlamentin një institucion përfaqësimi më shumë se kurrë. Meta përsëriti qëndrimin e tij duke thënë se është urgjente, fillimi i punës për Reformën Zgjedhore.

Advertisement