Kolegji ka kërkuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të pranojë ankimimin e PD-së për pavlefshmëri në këtë zonë. KQZ-ja më herët nuk arriti të shqyrtojë këtë kërkesë ankimore për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej katër votash, pasi në mbledhje mungonte anëtari i KQZ-së, Osman Hysenaj. Pas numërimit të votave në KQZ, fitues u shpall me 2 vota më shumë kandidati socialist. Në komunën Shalë, Partia Socialiste arriti të fitonte me kandidatin e saj ndërsa në dy komunat e tjera fituan kandidatët e mazhorancës.