Takimi i zhvilluar me dyar të mbyllura ka nisur rreth orës 11:30 minuta. Burime bëjnë të ditur se në takim është diskutuar situata politike. Kryetari i Partisë Socialiste, pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, pati një takim me deputetët e partisë më të madhe në opozitë. Në takimin e së Mërkurës kanë marrë pjesë kryesisht ata deputetë të cilët drejtojnë ose bashkëdrejtojnë komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa, nuk ka ende një vendim zyrtar të socialistëve, të paktën të bërë publik se cili do të jetë qëndrimi i tyre në muajt në vijim.