Tiranë | Arrest me burg për vrasësin e 49 vjecarit Vrapi

alt

Në seancën e sotme, trupi gjykues pasi ka vlerësuar provat ka vendosur që ai të qëndrojë në burg. Indrit Tresa akuzohet për vrasjen e 49-vjeçarit i cili u përpoq të mbrojë me trup të birin e përfshirë në një konflikt banal, duke u goditur nga 5 plumbat që i morën jetën. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë ku Indrit Tresa pas një sherri me të birin e viktimës ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka drejtuar Albert Vrapit. Ky ka qenë edhe momenti fatal për 49-vjeçarin, i cili fillimisht ka bërtitur e më pas i ka dalë para të birit, duke marrë në gjoks pesë plumbat e drejtuar për të.

Advertisement