Ky vendim u morr ditën e sotme gjatë mbledhjes së qeverisë, ku një shumë prej 3 milionë lekësh të vjetra iu akordua familjes së saj për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore. 42 vjeçarja Liliana Arapi gjeti vdekjen disa ditë më parë e ekzekutuar nga 84-vjeçari Gaqo Dumka i cili akuzohet se masakroi me thikë viktimën. 84-vjeçari Dumka ekzekutoi trupin e Arapit duke e ndarë atë në disa pjesë çka zvarriti për ditë të tëra gjetjen e të gjitha pjesëve.