Libi | Vajza e Gadafit apelon për reagim ndaj forcave të jashtme

alt

“I kërkoj popullit libian të përballet me forcat e NATO-s. Të mos ketë frikë nga forcat e armatosura”, tha Aisha. Ndërsa sot pasdite janë liruar 35 gazetarët e huaj të mbajtur peng, prej 4 ditësh, në hotelin Rixos. Sipas Al Arabia, forcat e Gadafit po tërhiqen nga hoteli dhe Kryqi i Kuq do të nisë evakuimin e gazetarëve. Rreth orës 17.00 rrjeti informativ CNN tha se NATO po transporton forca speciale të Britanisë së Madhe, Francës, Jordanisë e Katarit në terren për të ndihmuar kryengritësit. Por, zëdhënësi i NATO-s nuk konfirmon lajmin e transmetuar nga CNN për prezencën e forcave speciale në Libi.

Advertisement