SHBA | Regjimi i Gadafit është drejt rënies

alt

“Ne qëndrojmë pranë popullit krenar të Libisë në këtë kohë historike. Tranzicioni i tij ka filluar. Këshilli Kombëtar i opozitës, me të cilin jemi në kontakt të vazhdueshëm, është duke u përgatitur për udhëheqjen e vendit. Ne mbështesim thirrjet e tij për unitet kombëtar në këtë kohë, për qetësi dhe kundër hakmarrjes”, tha Nuland. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë urgjentisht për të lëshuar reth 1.5 miliard dollarë nga asetet e ngrira të Libisë në SHBA. Forcat e opozitës libiane raportohet të kenë hyrë në kompleksin ushtarak të Muamer Gadafit, ndërkohë që vendndodhja e këtij të fundit mbetet e paqartë.

Advertisement