Minatorët kanë kundërshtuar të nisin punën pa nënshkruar më parë marrëveshjen me kompaninë ACR për rritjen e pagës me 20%, përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë në minierën e kromit. Grevistët e urisë këmbëngulin se gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ata kërkojnë të jetë i pranishëm edhe kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikollaj. Në Bulqizë ka mbërritur sot edhe administratori i kompanisë austriake ACR Giga Bedineishvili, i cili ka lajmëruar se është gati të plotësojë kërkesën e minatorëve për rritjen e pagës bruto me 20%. Afro 700 minatorët e minierës së Bulqizës kërcënojnë se do t’i rikthehen grevës së urisë pranë ambienteve të kompanisë në rast se nuk do të nënshkruhet marrëveshja për kërkesat e tyre. Afati i vendosur nga minatorët është ora 14.00 e të hënës.