Tiranë | KQZ: opozita po mban peng zgjedhjet në komunën Shalë

kqz1-300x186

Në fjalën e tij Olli tha se KZAZ ku Partia Socialiste dhe Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut kanë shumicën, po mban peng propozimin e komisionerët e qendrave të votimit me qëllim moszhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë përmbushur detyrimet e tyre. “Edhe pse PD-ja dhe LSI-ja kanë prezantuar kandidatët për anëtarë të komisioneve të qendrave të votimit, KZAZ-ja nuk ka kryer emërimet e tyre ndërkohë që dy subjektet e tjera PS dhe PBDNJ nuk i kanë paraqitur fare ata. Nëse kjo ndodh atëherë nuk do të zhvillohen zgjedhjet. KQZ-ja nuk do të tolerojë moszhvillimin e zgjedhjeve në Shalë pasi kjo komunë po mban peng përfundimin e procesit zgjedhor të 8 Majit”, u shpreh Olli. Lidhur me raportin e OSBE-ODHIR, zëdhënësi i KQZ theksoi se mendimi i këtij institucioni do të jepet vetëm atëherë kur të ketë përfunduar i gjithë procesi zgjedhor.

Advertisement