Bajden i bëri këto komente në Pekin, ku ka diskutuar planet e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e deficitit, një përpjekje kjo për të zvogëluar shqetësimet e Kinës. Kina është zotëruesja më e madhe e borxhit amerikan, me rreth 1.17 trilion dollarë bono. Zëvendëspresidenti kinez, Ksi Jinping, kërkoi angazhim më të madh për “mbartjen e përgjegjësive të përbashkëta”. “Ne duhet të mbajmë përgjegjësi gjithnjë e më të rëndësishme. Kjo është një dëshirë e përbashkët e popullit të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ne do të donim të punojmë me ju për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona të mëdha”, tha Jinping.