Korcë | Arrest me burg për Dumkën, masakroi 42 vjecaren Arapi

alt

84-vjeçari akuzohet se ka vrarë dhe më pas i ka prerë kokën dhe këmbët gruas 42-vjeçare për motive xhelozie. 84-vjeçari ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar para togave të zeza se nuk është ai autori i ngjarjes. Dumka ka thënë se vrasja e gruas që bashkëjetonte me të është bërë nga tre persona të tjerë. Gjykata vendosi sot arrestin me burg ndaj 84-vjeçarit. Ndërkohë që ende nuk është zbuluar koka e viktimës. Trupi i saj u gjet në vendin e hedhjes së plehrave në Korçë i masakruar dhe pa kokë. Vetëm pas dy ditësh policia arriti të identifikonte se trupi ishte i Liljana Arapit, 42 vjeçe, lindur e banuese në qytetin e Bilishtit, e papunë dhe me gjendje civile e pamartuar. Më pas hetimet arritën deri te 84-vjeçari i cili bashkëjetonte me viktimën. Fillimisht ai pranoi krimin, ndërsa më pasi deklaroi se Liljana ishte vrarë nga persona të tjerë.

Advertisement