Tiranë | LSI thirrje për reformën zgjedhore

alt

LSI përmes nënkryetarit të saj Petrit Vasili vlerëson rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë duke ripërsëritur thirrjen ndaj forcave politike për t’u ulur në tryezë e për të nisur ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor. “Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR rekomandon qartë nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, e nuk ka më asnjë alternativë tjetër të përgjegjshme përveç asaj të uljes së partive në tavolinën e bisedimeve për përmirësimin e Kodit Zgjedhor”, tha nënkryetari i LSI-së. Duke folur për vlerësimin e zgjedhjeve ai përmendi si aspektet pozitive të zgjedhjeve të 8 Majit sa i përket kompetitivitetit dhe transparencës, edhe aspektet që ndikuan negativisht, polarizimin partiak të procesit zgjedhor.

Advertisement