Kosovë | Republika e Guinesë Conakry dhe Republika e Nigerit njohin pavarësinë

alt

Lajmi është bërë publik nga zyra e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, duke konfirmuar zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës se Republika e Guinesë Conakry dhe Republika e Nigerit, janë shtetet e radhës të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Me këto njohje shkon në 79 numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa e fundit që e njohu pavarësinë ishte Afrika Qendrore, rreth një muaj më parë.

Advertisement