Libi | Akuza ndaj NATO-s për vrasjen e të pafajshmëve

alt

Menjëherë është kundërpërgjigjur NATO zyrtarët e së cilës thanë se sulmet ajrore pranë qytetit Zliten, në perëndim të Libisë, ishin të ligjshme dhe se nuk ka prova të pretendimeve të Tripolit, që flasin për 85 persona të vrarë. Zëdhënësi i Qeverisë libiane, Musa Ibrahim, kishte deklaruar më herët sot se sulmet e fundit të Aleancës kanë vrarë 85 fshatarë, përfshirë dhe 33 fëmijë. Ai e ka quajtur “masakër” goditjen e NATO-s. Sipas tij, ajo që ka ndodhur mbi civilët është një “masakër”: “Tridhjetë e tre fëmijë, 32 gra dhe 20 burra nga 12 familje u vranë në masakër”, tha Musa. Kurse kolonel Roland Lavoi tha se NATO paraprakisht “merr masa ekstreme, për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm që jetojnë ose punojnë” pranë caqeve që bombardohen.

Advertisement