Duke folur për mediat në lidhje me këtë çështje kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani tha se në bazë të ligjit parashikohet që të bëhen ndryshimet e radhës të anëtarëve të insititucionit më të rëndësishëm të admisnitrimit të zgjedhjeve. Kreu i KQZ-së tha se me mbylljen e procesit ankimor në Kolegjin Zgjedhor për komunën e Finiqit, KQZ do të vendosë zhvillimin e zgjedhjeve të Dielën më të afërt pas vendimarrjes së kolegjit. Duke iu referuar kësaj situate mendohet që këtë të Premte të vendoset mbajtja e zgjedhjeve në Shalë, ndërsa sipas kryetarit të KQZ rezultati përfundimtar i procesit zgjedhor të 8 Majit mund të mbyllet brenda muajit Gusht. Këto deklarata kreu i KQZ-së i dha pasi ky institucion ka miratuar me votat e anëtarëve të pranishëm në komision, shpërndarjen e mandateve për këshillat komunal në komunën e Mollasit në Kolonjë, në Pishaj të Elbasanit si dhe në Shllak të qarkut të Shkodrës.


