Shqetësimet që kanë shprehur qytetarët Tiranës, mësohet të kenë pasur të bëjnë më së shumti me punësimin, të drejtën e pronës dhe strehimin. Pas parashtrimit të shqetësimeve tek Kryetari i Bashkisë, punonjësit e Bashkisë plotësuan një formular me të dhënat dhe kërkesat e shtruara nga qytetarët. Sakaq ky dokumentacion shërben për ndjekjen e problematikës që ata kanë dhe kontaktimin e tyre të mëtejshëm. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar pas takimeve me kryebashkiakun, thuhet se takimet e tij me qytetarët, do të vazhdojnë sipas një kalendari të rregullt dhe një procedure të caktuar. Theksohet se çdo qytetar i interesuar duhet të plotësojë një formular, pranë zyrës së Informimit, Qytetar në Bashki, në bazë të të cilit caktohet edhe data e takimit me Kryetarin e Bashkisë. Më tej shtohet se nisur nga numri i madh i kërkesave, Kryetari i Bashkisë ka vendosur të shtojë edhe ditë të tjera takimi, ku më i afërti do të jetë ditën e nesërme, ndërsa tjetri do të mbahet të Mërkurën e ardhshme.
Tiranë | Basha vijon takimet me qytetarët
Friday, December 19, 2025
Previous article
RELATED ARTICLES


