Lajmin e bënë publik kryengritës libianë në zonën e Bengazit. Khamis mësohet të jetë vrarë në provincën Zliten, që ndodhet 150 km në lindje të kryeqytetit Tripoli, ku mbrëmjen e djeshme mbetën të vrarë 32 persona. Khamis, i lindur në Maj të vitit 1983, ishte djali më i ri i kolonel Gheddafit. Ai ishte komandant i brigadës 32 të forcave qeveritare, e cila luftonte në vijën e parë të frontit kundër rebelëve. Sipas mediave të huaja Khamis ishte në qendër të sulmit që në muajin Mars, kur avionët e NATO-s goditën tanket e brigadës së tij teksa po marshonin drejt qytetit kyç të luftës kryengritëse ndaj regjimit, Bengazi. Ai u mendua si i vrarë, por nga e vërteta doli se nga sulmi në mars të këtij viti kishte mbetur i vdekur djali i dytë i Gheddafit, Saif al-Arab, bashkë me tre nipërit e tij.
Libi | Vritet djali i Gheddafi-t
Sunday, December 21, 2025
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


