Pas vendimit të marrë nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zgjedhjet e pjesshme në komunën Shalë të Shkodrës janë shpallur të pavlefshme me unanimitet të plotë në radhët e komisionerëve. Nga kjo njësi vendore, 6 qendra votimit pritet të votojnë sërish, ndërsa mosmbajtja e tyre ditën e diel ngjalli debat në radhët e komisionarëve. Nga ana e socialiste u pretendua se faji ishte i KQZ, ndërsa nga ana e kreut të këtij komisioni Arben Ristani u tha se ishin komisionerët e majtë që kishin shumicën atje, ata që e bllokuan procesin.


