Irak – Presidenti turk vazhdon viziten

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, po e vazhdon vizitën e tij në Irak, që është vlerësuar si historike. Zoti Gul është presidenti i parë i Turqisë që e viziton Irakun, në më tepër se 30 vitet e fundit. Pritet që gjatë ditës, ai të takohet me kryeministrin e rajonit kurd, Nerchirvan Barzani.
Advertisement