Tiranë | Berisha: prodhimet bujqësore janë rritur me 36%

Friday, January 16, 2026

Shefi i qeverisë deklaroi se rritja e prodhimit bujqësor është e një rëndësie kapitale për vendin, duke garantuar se qeveria do të bëjë çdo gjë për rritjen e këtyre prodhimeve. Shefi i qeverisë e cilësoi një lajm të mirë rritjen e prodhimeve bujqësore me 36%. Zoti Berisha theksoi se ka një rritje të ndjeshme me 300% eksporti i frutave, duke i kërkuar ministrit të Bujqësisë të inkurajojë e të bëjë gjithçka për shtimin e parcelave dhe sipërfaqeve me drurë frutorë në mbarë vendin, dhe dhjetëfishuar kështu prodhimin frutor në vend. “Ka një rritje me 2.6 herë në vëllim të eksporteve të prodhimeve bujqësore, që tregon se politika jonë është plotësisht e justifikueshme dhe duhet të vazhdojë me këmbëngulje. Ka një rritje të ndjeshme prej 300% të eksportit të frutave. Nga 200 ton në gjashtë muajt e shkuar ka shkuar në 600 ton dhe kjo duhet bërë sa më shpejt dhjetë herë më e madhe”, tha shefi i qeverisë. Ai shtoi sakaq se përpjekja e qeverisë për të nxitur subvencionimin ka bërë që dhjetëra mijë ha tokë frutikulturë të trefishojnë prodhimin e pemëtoreve të reja. Këtu ai i bëri thirrje ministrit të Bujqësisë që këto drejtime të forcohen dhe të jenë ndër më kryesoret në punën e ministrisë. “Rritje të cilësuar me 48% në vëllim dhe 44% në vlerë kanë bimët mjekësore, por potencialet këtu janë dhjetë herë më të mëdha. Tregu i tyre është ndër më të sigurtat, tha kryeministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -