Maqedoni | Votohet sot qeveria e re

Friday, January 16, 2026

Seanca pritet të jetë maratonë për shkak se kanë kërkuar fjalën për të diskutuar gjatë saj mbi 100 deputetë nga 123 që numëron Parlamenti. Për këtë arsye seanca e votimit të qeverisë do të zhvillohet për dy ditë me radhë. Paraprakisht fjalime mbi qeverisjen e re do të mbajnë shefat e grupeve parlamentare. Në takimin e djeshëm koordinues midis shefave të grupeve parlamentare i drejtuar nga kryetari i kuvendit është rënë dakord që seanca e sotme të zgjasë deri në orën 20.00, ndërsa përfundimi i saj është përcaktuar deri nesër para mesnate. Programi i ri i Qeverisë bazohet në tri pika: zhvillim ekonomik, integrim në BE dhe NATO si dhe në luftën kundër korrupsionit. Brenda tij janë parashikuar edhe pjesë të platformës zgjedhore të BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -