Komisioneri evropian per Zgjerimin, Oli Rehn ka pritur dje ne nje takim ministrin serb Bozidar Gjelic, te cilin e ka informuar me vleresimet e KE per progreset e arritura ne Serbi. “Pergezoj Serbine per progresin. KE mbeshtet perspektiven evropiane te Beogradit”, ka deklaruar Rehn ne nje konference per shtyp pas takimit. Ndersa Gjelic, nga ana e tij ka theksuar se, “qeveria serbe do te beje te pamunduren per arritjen e liberalizimit te vizave”.