Palestine – Presidenti Abbas denon vrasjen e zevendeskryetarit te Organizates per Çlirimin e Palestines

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas dënoi vrasjen e zëvendëskryetarit te Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Liban dhe e cilësoi këtë “një akt terrorist”. “Presidenti Abbas dënon aktin terrorist dhe krimin e kryer kundër gjeneral-majorit, Kamal Medhat”, thuhej në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij. Në njoftime thuhej se edhe dy nga truprojat e Medhatit kishin humbur jetën gjatë sulmit. Deklarata theksonte se “Kamal Medhat i kishte kushtuar jetën e tij dhe i kishte shëbryer popullit dhe çështjes kombëtare”.
Advertisement