Tiranë | Kolegji Zgjedhor shqyrton më 15 Korrik padinë e PD

Friday, January 16, 2026

Sipas shortit të hedhur sot relatore e çështjes do të jetë gjyqtarja Meriban Mullaj, dhe anëtarë të trupës së Apelit do të jenë gjyqtarët Astrit Kalaja, Entela Prifti, Tom Ndreca dhe Petraq Dhimitri. Seanca e shqyrtimit të ankimimit të PD-së për përcaktimin e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës do të nisë të Premten në orën 10.00. PD i kërkon Kolegjit Zgjedhor të përcaktojë mandatet për Këshillin bashkiak të Tiranës mbi bazën e tabelave të grupeve të numërimit për secilën qendër votimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më parë nuk mundi të arrijë kuorumin e cilësuar të votave, 5 me 2, për të konstituuar Këshillin e ri Bashkiak të Tiranës dhe miratuar emrat e 55 mandateve të reja. Në zgjedhjet administrative të 8 Majit, koalicioni qeveritar “Aleanca për Qytetarin” siguroi mazhorancën e vendeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës kundrejt koalicionit opozitar “Aleanca për të Ardhmen”. “Aleanca për Qytetarin” fitoi 28 këshilltarë, ndërkohë që “Aleanca për të Ardhmen” 27 këshilltarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -