Tiranë | Meta akuzon Prokurorinë: la unksionuar si celulë politike

Saturday, January 17, 2026

Në një konferencë për shtyp, Meta tha se vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, tregoi qartë se procesi hetimor i nisur nga Prokuroria është skandaloz si për sa i takon shkeljeve të rënda të ligjit dhe procedurës së hetimit. Meta akuzoi Prokurorinë se gjatë hetimeve funksionoi si celulë politike ndërkohë që kishte si qëllim, zbardhjen e çështjes. “Prokuroria funksionoi si një celulë politike ekstremiste për të akuzuar e rrëzuar personin tim dhe forcën që unë drejtoj për arsye elektorale. Të gjitha ekspertizat e bëra nga prokuroria doli se janë të pavlefshme, dhe se organi i akuzës ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe Kodin e Procedurës Penale, në një proces ku Prokuroria kishte për detyrë të zbardhte ngjarjen”, deklaroi për mediat kreu i LSI-së. Meta theksoi se kaseta e përgjuar nga ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti është një montazh i shëmtuar dhe i manipuluar, duke nënvizuar se “Prokurorisë i është ndaluar që në fillim ta zbardhë kasetën”. “Prokuroria me vendimet e saj skandaloze dhe politike njëherësh ka kryer edhe disa vepra penale në këtë proces dhe unë do ta padis atë sipas legjislacionit shqiptar dhe ndërkombëtar për të fituar të drejtat e mia “, tha Meta. Ai vërejti se strategjia e tij dhe avokatëve mbrojtës është që ta çojnë deri në fund çështjen e skandalit të video-përgjimit, ku sipas Metës, veprimet më skandaloze janë kryer nga Prokuroria. “Ne nuk mund të pranojmë kurrë që Prokuroria e shtetit të kthehet në një celulë të paligjshme dhe të shkelë hapur me vulë e firmë ligjin duke thënë se do ta çonte për herë të tretë në ekspertizë kasetën në Britaninë e Madhe”, bëri me dije zoti Meta. Ai akuzoi Prokurorinë se ka kryer mijëra veprime arbitrare që bien ndesh me të drejtat e qytetarëve, duke u shndërruar në një problem social, dhe jo vetëm të tijin personal.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -