Tiranë | Kuvendi miraton pr/ligjin për regjistrimin e popullsisë

Kuvendi-i-Shqiperise

71 deputetë të mazhorancës kanë votuar pro nismës së qeverisë, 2 deputetë të PDIU kanë abstenuar, ndërkohë që kanë vijuar të bojkotojnë seancën deputetët e opozitës. Deputeti i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili abstenoi në votim bashkë me deputetin tjetër Dashamir Tahiri e ka cilësuar pr/ligjin për regjistrimin e popullsisë si provokativ dhe jo transparent. Sipas kreut të PDIU, në miratimin e ligjit duhet të ishin përfshirë edhe grupet e interesit që mund ta kishin bërë procesin më transparent. “Projektligji ka implikime politike. Ai do të duhet të parandalojë dhe ligje dhe akte të tjera që të konsiderohet i plotë. Edhe periudha që ka paraprirë miratimin ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ky proces ka qenë provokatik, ai duhet të kishte përfshirë edhe grupet e interesit. Ndonjë grupim interesi që duhej vlerësuar mund të kishte bërë më transparent qëndrimin e vet”, ka deklaruar Idrizi në sallën e Kuvendit. Në votim u përfshi dhe amendamenti i PDIU, një riformulim i pikës 16 të ligjit. Idrizi theksoi se refuzimi i rremë ose deklarimi i rremë i popullsisë të dënohet me gjobë. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e përshëndeti këtë propozim duke e vlerësuar si shumë të mirë dhe e hodhi në votim. Deputetët dhanë votat e nevojshme duke përfshirë dhe këtë nen në ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.

Advertisement