Tiranë | Kolegji jep nesër vendimin për ankesën e PS

alt

Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, PS e KQZ, Kolegji ka marrë në dorëzim provat, kryesisht kaseta filmike dhe është tërhequr për vendimin. Ndërkohë nesër në orën 10.00 pritet që Kolegji të thotë fjalën e fundit për ankesën. Në këtë padi Partia Socialiste i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të marrë në shqyrtim kërkesën e PS-së për shpalljen të pavlefshëm të vendimit që shpalli fitues me 92 vota Lulzim Bashën dhe të hedhë poshtë rezultatin e zgjedhjeve vendore në Tiranë.

Advertisement