Tiranë | Bylykbashi: PS po përpiqet të zvarrisë procesin

alt

Në një komunikim me mediat, pas prezantimit të kërkesës së re të Partisë Socialiste, për zgjedhjet në Tiranë, Bylykbashi tha se mazhoranca është për gjykimin e çështjes në themel dhe jo për zvarritjen e saj. “PS kërkon të zvarrisë procesin, duke i humbur rëndësinë. Ne jemi për gjykim të çështjes në themel, ata përpiqen ta kthejnë dhe një herë çështjen në KQZ. Kodi Zgjedhor përcakton që shqyrtimi i kërkesave për pavlefshmëri bëhet i përbashkët”, tha sot Bylykbashi. Juristi i PD-së u shpreh se tërheqja e PS-së ka të bëjë me mungesën e besimit që kjo forcë politike ka te Kolegji Zgjedhor. “Jemi para një kërkesë që ka një veçanti. PS tha se nuk kemi besim te Kolegji”, tha Bylykbashi. Ai shtoi se interesi i PD është mbyllja e procesit dhe shpallja e fituesit.

Advertisement