Fushë Krujë | Kryeministri Berisha inauguron statujën e ish-presidentit Bush

alt

Kryeministri Berisha deklaroi se proamerikanizmi i shqiptarëve i ka rrënjët në rolin shpëtimtar të SHBA, në momentet më kërcënuese për lirinë dhe ekzistencën e kombit, si dhe në përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e munguar, të ardhmen e merituar si komb dhe vend i lirisë. Berisha tha se Fushë Kruja shënoi kulmin e një turneu Evropian të Presidentit Bush, ku ai u prit me ndjenjat më miqësore. Ai nënvizoi se 21 të shtënat përshëndetëse për nder të tij, Urdhri më i lartë i vendit, akorduar në nderim të tij, dreka zyrtare dhe rruga e kryeqytetit, u tejkaluan nga ndjenjat miqësore, mesazhi, dashuria dhe respekti i qytetarëve të Fushë Krujës për kombin e madh amerikan. “Ne shprehim nderimin më të madh për Presidentin Xhorxh Bush, për qeverinë e SHBA, për Presidentin Obama. Do të bëjmë çdo gjë të përmbushim detyrimet tona si vend anëtarë i Aleancës së Veriut, do të bëjmë gjithçka që të zgjerojmë çdo ditë e më shumë liritë e qytetarëve shqiptarë”, ka përfunduar fjalimin kryeministri Berisha.

Advertisement