Tiranë | Shpëtohet 60 vjecari që tentoi të vetëvritej, rrëzohet oficeri i RENEA-s

alt

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko” ku një person rreth 60 vjeç i identifikuar si Çaush Isaraj ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë dhe ka kërcënuar se do të vetëvritet nëse nuk i kthehen pronat e tij. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset dhe forcat e policisë të cilat kanë negociuar me 60-vjeçarin por pas një ore negociatash është dashur ndërhyrja e forcave të RENEA-s për të bërë të mundur që i moshuari të zbriste nga shtylla. Tre nga forcat e RENEA-s kanë hipur në shtyllë dhe kanë bërë të mundur që 60-vjeçari të zbresë pa probleme në tokë por gjatë aksionit një efektiv ka rënë nga lartësia dhe është dërguar urgjentisht në spital Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore. Oficeri i RENEA-s Ardian Biba, 41 vjec, ishte duke zbritur nga shtylla në kohën kur një ngatërresë e këmbëve në trarët prej hekuri të shtyllës është bërë shkak që 41-vjeçari të humbiste ekuilibrin duke rënë nga një lartësi duke humbur ndjenjat.

Advertisement