Tirane – Gjendet i arratisuri Flamur Toskaj

Pas një operacioni të forcave të policisë është bërë e mundur prangosja e 26 vjeçarit Flamur Toskaj nga ambientet e komisariatit të Rinasit. Rreth orës 19.00 të së dielës Flamur Toskaj u deportua nga policia e Bolonjës, ne Itali me avionin e linjës ajrore Al Italia pasi është dënuar me 1.5 vjet burg nga gjykatat shqiptare. I riu ishte shoqeruar per te leshuar nje deklarate ne ambientet e komisariatit, kur ne nje moment kishte kerkuar te dilte per te pire nje cigare, por me pas ishte zhdukur. Një grup oficerësh të Shërbimit të Kontrollit të brendshëm nisën hetimet për të verifikuar rrethanat e arratisjes. Sipas policisë Flamur Toskaj u gjet i fshehur në një banesë në rrethinat e Tiranës dhe ka nisur një procedim penal ndaj punonjësve të policisë që shoqëronin të dënuarin.
Advertisement