Maqedoni | Greva greke bllokon pikën kufitare

Saturday, January 17, 2026

Sipas burimeve zyrtare, në grevë do të hyjnë edhe punonjësit e policisë kufitare, shërbimet doganore dhe shërbimet e tjera në kuadër të pikave kufitare. Gjatë dy ditëve të ardhshme vendkalimi kufitar Bogorodicë-Evzoni do të jetë i mbyllur, ndërkohë që makinat dhe udhëtarët kalimtarë do të lejohen në çdo dy orë, ndërsa ndalohet kalimi i autobusëve dhe kamionëve. Për shkak të situatës së krijuar, autoritetet doganore të Maqedonisë kanë ndërmarrë masa që të drejtojnë mjetet e transportit për të shkuar drejt vendkalimeve kufitare “Dojrani i Vjetër” dhe “Mexhitli” me Greqinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -