Kosove – Hyseni do kerkoje presion ndaj Serbise per te mos mbeshtetur strukturat paralele

Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni do te kerkoje qe te ushtrohet presion mbi Serbine, per te nderprere mbeshtetjen e saj per strukturat paralele dhe kriminale ne veri te Kosoves. Kerkesa do te paraqitet ne seancen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne New York. Sipas Hysenit, perpjekjet e Serbise per ta destabilizuar veriun e Kosoves jane te papranueshme dhe nuk duhet te tolerohen me. Shefi i diplomacise kosovare ka theksuar se ne New York do te kerkoje edhe perfundimin sa me te shpejte te misionit te OKB-se ne Kosove, me qellim qe misioni evropian, EULEX, te jete plotesisht funksional.
Advertisement