Trupat e NATO-s kanë vrarë sot të pakten 10 kryengritës, midis të cilëve edhe një komandant lokal të talebanëve në jug të Afganistanit. Sipas njoftimeve të NATO-s objektiv i operacioneve kanë qenë vendstrehimet e talebanëve në provincën Helmand, e cila konsiderohet si qendra më e madhe e tyre. Nderkaq, dy ushtare te NATO-s mbeten te vrare ne dy incidente te vecuara. Dy ushtaret u qelluan ne prita ne jug te vendit, ndersa nje perkthyes vdiq ne nje sulm me raketa ndaj nje baze ushtarake ne provincen e Kandaharit.