Tiranë | Olli: nesër shpallet rezultati për Bashkinë e Tiranës

Saturday, January 17, 2026

Olli sqaroi se rezultatet do të hidhen në tabelat përkatësë, pas përpunimit të të cilave, do të mblidhet KQZ, e cila do të hartojë edhe projekt- aktin sa i takon betejës së votave për Tiranën. Zëdhënësi Olli tha se, sipas të gjitha gjasave, pas përfundimit të të gjitha hallkave, KQZ do të shpallë të Premten fituesin për bashkinë e kryeqytetit. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjoncaj tha nga ambientet e KQZ-së, se procesi ka qenë i deformuar, ndërsa nuk bëhet e ditur ende se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm ligjorë të socialistëvë. Nga numërimi rezulton se në garën për Bashkinë e Tiranës kandidati demokrat, Lulzim Basha është në avantazh me 95 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -