Tiranë | Berisha: qeveria mbështetje për ekselencat

Friday, December 19, 2025

Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, nga ku theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar në këtë projekt shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me arsimimin. “Qeveria është e angazhuar që të lehtësojë kthimin dhe sistemin në vend të ekspertëve dhe specialistëve shqiptarë kudo që ndodhen. Ata po sjellin kontribude shumë të mëdha, po çelin horizonte të reja në veprimtarinë kërkimore dhe shkencore por mundësitë janë edhe më të mëdha” theksoi Berisha. Gjithashtu kryeministri shtoi se është e domosdoshme që kuadri ligjor të parashikojë detyrimin e sektroit publik për punësimim imediat të tyre dhe për bonuset respektive ndaj tyre. “Është e domosdoshme të ftohen ekspertë shqiptarë të të gjitha fushave të rikthehen për të punuar në Shqipëri edhe duke krijuar kushte analoge në ato në të cilat punojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithçka të inkurajojmë softin shqiptar. Mendja e kualifikuar shqiptare të jetë sa shqiptare aq edhe globale por primare të jetë shqiptare” shtoi më tej Berisha.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -